Buxheti 2026, Rama jep lajmin për pensionistët: Përveç bonusit, nga janari rritje pensionesh muaj për muaj

Buxheti 2026, Rama jep lajmin për pensionistët: Përveç bonusit, nga janari rritje pensionesh muaj për muaj

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm për pensionistët, duke njoftuar se përveç bonusit të fundvitit që do të shpërndahet në dhjetor, nga janari i vitit 2026 do të nisë një rritje mujore e pensioneve, përtej indeksimit të zakonshëm vjetor. “Pensionistët tanë, përveçse do të marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari do të kenë një rritje të shtrirë muaj pas muaji përmbi indeksimin e përvitshëm, natyrisht,” deklaroi Rama në një video të publikuar në rrjetet sociale. Qeveria i ka përcjellë Kuvendit projektbuxhetin për vitin 2026, ku parashikohet jo vetëm shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, por edhe nisja e një rritjeje të vazhdueshme mujore të pensioneve, përtej indeksimit të zakonshëm vjetor. Fjala e plotë e Ramës: Përshëndetje dhe...