Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, pranga 27-vjeçarit në Elbasan

Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, pranga 27-vjeçarit në Elbasan

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në rrugën “Urakë-Kajtel”, Elbasan. Automjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale R.A., 27-vjeç, përplasi me makinë një këmbësor, shtetasin me iniciale Q.M., i cili ka humbur jetën. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 27 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Urakë-Katjel”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. M., 62 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel