Rama lë me gisht në gojë pensionistët: U thotë se rritja e pensioneve do jetë premtim për zgjedhjet e tjera pas katër vitesh

Rama lë me gisht në gojë pensionistët: U thotë se rritja e pensioneve do jetë premtim për zgjedhjet e tjera pas katër vitesh

Ndërkohë që ka nën hetim zëvendësen e tij për 50-milionë euro korrupsion vetëm me tunelin e Llogorasë, vlerë që do mjaftonte për një rritje të mirë pensionesh e ndihme sociale, Edi Rama ka ka vendosur të zgjohet këtë të martë duke gënjyer pensionistët me një video në rrjetet sociale ku u thotë se në prag të zgjedhjeve të ardhshme, pas katër vitesh do ketë si premtim përsëri rritjen e pensioneve. Pasi lajmëron bonusin e radhës në prag të zgjedhjeve në 5 bashki të vendit, Rama kujtohet se pensionet duhet indeksuar çdo vit, gjë të cilën për 12 vite në pushtet nuk e ka bërë asnjëherë. Dhe indeksimin e quan rritje pensiones, kur ndërkohë nuk është e tillë, por një mashtrim i radhës. Ka 12 vjet...