Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Shpërthim me tritol gjatë natës ndaj një biznesi në Kuçovë
                            Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në lagjen Postobllok, në Kuçovë. Një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e një biznesi në pronësi të shtetasit me iniciale G.S. Nuk dihet ende se kush janë autorët, ndërsa nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale. “Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar”,- njofton Policia.