Spahiu: Ja pse Veliaj nuk mund të prishë asnjë provë nëse lirohet nga qelia

Spahiu: Ja pse Veliaj nuk mund të prishë asnjë provë nëse lirohet nga qelia

Me një vendim 5 vota pro dhe 3 kundër, Erion Veliaj fitoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra të tij si kryebashkiak i Tiranës. Për juristin Kreshnik Spahiu, në një lidhje skype për emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, vendimi i Kushtetueses është një vendim i pavarur. Sphaiu theksoi se vendimi i qeverisë për shkarkimin e Veliajt ishte antikushtetues. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një vendim i pavarur. Ka qenë një debat juridik ligjor i gjyqtarëve dhe me bindje ju them që ata kanë vendosur në mënyrë të pavarur me shumicë votash për të konsideruar antikushtetuese vendimin. Edhe një jurist me njohuri elementare do e konsideronte vendimin për shkarkimin e Veliajt si një vendim të paligjshëm....