Superhëna e vitit pritet nesër: Do jetë 8 % më e madhe se mesatarja

Superhëna e vitit pritet nesër: Do jetë 8 % më e madhe se mesatarja

Nesër në qiell do të shfaqet superhëna më e madhe e vitit, dhe afërsia e saj me Tokën do ta bëjë atë të duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht në kohën e hënës së plotë. Superhëna ndodh sepse Hëna nuk rrotullohet rreth Tokës në një orbitë të përsosur, por në një elipsë, prandaj është ndonjëherë më afër dhe ndonjëherë më larg gjatë vitit, raporton “The Guardian”. Kur Hëna është e plotë dhe në një distancë prej dhjetë përqind nga pika e saj më e afërt me Tokën, kjo quhet superhënë, u njoftua në faqen e internetit “Timeanddate”. Në atë moment, hëna do të duket tetë përqind më e madhe dhe rreth 16 përqind më e ndritshme se mesatarja.Në pikën e saj...