Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
GJK i dha të drejtë Veliajt/ Avokati Hoxha: Ndërpreu një precedent të rrezikshëm, riktheu në binarë shtetin e së drejtës!
Avokati Arbër Hoxha e cilëson një rikthim në shtetin e së drejtës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me rastin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave. I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Hoxha tha se me vendimmarrjen e së hënës, Kushtetuesja tregoi integritet, duke rikthyer në detyrë Veliajn. Por ajo çfarë Hoxhën e bën skeptik është fakti se Kushtetuesja duhet të kishte dalë me vendim unanim për rastin e Veliajt, pasi ngjashëm me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, edhe Komisioni i Venecias i ka dhënë të drejtë një kryebashkiaku në Turqi, sa kohë që ndaj zyrtarëve nuk ka një vendim të formës së prerë. Seanca e 31 tetorit dhe vendimmarrja e...