Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Agron Shehaj revoltohet me Gjykatën Kushtetuese pse vendosi pro Veliajt: Vendimi u ndikua nga Rama
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi Gjykatën Kushtetuese se veproi në mbrojtje të korrupsionit dhe në interes të Edi Ramës, pas vendimit që lejon kryetarin e Bashkisë së Tiranës , Erion Veliajn, të vazhdojë detyrën edhe pse ndodhet në burg për korrupsion. Sipas Shehajt, Rama kërkon të krijojë një precedent ku akuzat apo arrestimet për korrupsion nuk përbëjnë arsye për largim nga posti. Kreu i Partisë Mundësia paralajmëron se ky standard, që sot mbron Erion Veliajn e Belinda Ballukun, nesër mund të përdoret nga vetë Edi Rama për t’u mbrojtur nga drejtësia. “Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që Gjykata Kushtetuese na thotë që një kryetar bashkie, i cili është i arrestuar dhe në burg për korrupsion, duhet të vazhdojë të qëndrojë në krye...