Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Goli i parë me fanellën e Sandërlendit/ Granit Xhaka e bën “sefte” me skuadrën e re në Premier Ligë
Sandërlendi mbeti i pamposhtur në Premier Ligë në “Stadium of Light” këtë sezon, pasi arriti të marrë një barazim 1-1 ndaj Evertonit, që tani ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Heroi i bardhekuqve ishte mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhak, i cili është edhe kapiten i Sandërlendit. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Ndiaje në minutën e 15-të, teksa baraspesha erdhi në minutën e 46-të me Granit Xhakën. Enzo Le Fi ia pasoi topin liderit shqiptar, goditja e të cilit nga skaji i zonës u devijua nga Xhejms Tarkovski dhe përfundoi në rrjetë pasi preku pjesën e poshtme të traversës. Ky ishte goli i parë në 10 ndeshje për Xhakën me fanellën e Sandërlendit.