Dekonspiroi operacionet e policisë dhe bashkëpunoi me baronët e krimit, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-deputetin…

Dekonspiroi operacionet e policisë dhe bashkëpunoi me baronët e krimit, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-deputetin…

Gjykata e Posaçme (GJKKO) pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe dënoi me 3 vite burg ish-deputetin socialist (PS), Jurgis Çyrbja.  Ish-ligjvënësi socialist akuzohet për tregim të sekretit shtetëror në disa raste, përkrahje të autorit të krimit disa herë dhe korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021. Çyrbja deklarohet fajtor dhe për përkrahje të autorit të krimit në 4 episode si dhe për korrupsion në zgjedhje.  Altin Hajri, i gjykuar në mungesë, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe tregim të sekretit shtetëror. Ai u dënua me 3 vite burg, të reduktuara në 2 vite pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë, Ahmet Masha u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit. Për të, GJKKO vendosi 2 vite...