Burimi: 
								Telesport.al
								
							
                                    Foto © Telesport.al                                
                            Leo Messi e kthen ditëlindjen e të birit në një festë “blaugrana” kushtuar Barcelonës
                            4 Nëntor 2025 7:56 Alfred Lleshi Lionel Messi, në prag të ndeshjes së tretë të “playoff”-eve të MLS ndaj Nashville, gjeti kohë për familjen duke festuar 13-vjetorin e djalit të tij, Thiago. Fotot e festës u publikuan nga bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo. Thiago zgjodhi një festë tërësisht futbollistike, por detaji që tërhoqi më shumë vëmendje ishte se dekorimi ishte 100% në stilin e Barcelonës; me fanella, stemën dhe një sfond që paraqiste “Camp Nou”. Festa tregoi qartë lidhjen e fortë që familja “Messi” ruan me ish-klubin katalanas. Messi u largua nga Barça më 5 gusht 2021, por dashuria për klubin blaugrana mbetet e pandryshuar, madje është trashëguar edhe te fëmijët e tij. Ndërkohë, argjentinasi është përqendruar në ndeshjen vendimtare të 8 nëntorit kundër Nashville,...