Futboll femra/ Kualifikueset e Botërorit 2027, Shqipëria mëson sot rivalët

Futboll femra/ Kualifikueset e Botërorit 2027, Shqipëria mëson sot rivalët

Shqipëria e vajzave do të njohë sot kundërshtaret për kualifikueset e Botërorit 2027”. Në shortin që do të hidhet në ora 13:00 në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, 53 skuadrat që do të marrin pjesë në këto kualifikuese do të jenë të ndara në tre Liga A (16 skuadra), B (16 skuadra) dhe C (21 skuadra). Kombëtarja e vajzave ndodhet në Ligën B në vazon e tretë dhe në të njëjtën vazo me kuqezezat është edhe Turqia, Sllovakia dhe Izraeli. Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje. Gjithçka do të nisë në muajin shkurt, ku Shqipëria e vajzave do të zhvillojë dy sfidat e para, më pas në muajin prill do të luhen dy ndeshjet e tjera. Ndërsa në muajin qershor do...