Kombëtarja U15 fiton edhe duelin e tretë në UEFA Development

Kombëtarja U15 fiton edhe duelin e tretë në UEFA Development

Shqipëria e moshave vijon të bëjë performancë të mirë në ndeshjet miqësore, por duket se ka progres edhe në duelet zyrtare të organizuara nga UEFA. Kështu, Kombëtarja shqiptare U-15 e mbylli me sukses turneun zhvillimor “UEFA Development”, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi. Në takimin e fundit, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj Kosovës, kuqezinjtë triumfuan 2-0. Golat u shënuan në pjesën e parë nga Kledi Dida dhe një autogol. Trajneri Genti Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion: Lionel Ademi (GK), Denian Avdylaj (C), Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Ergi Syziu, Noseld Bahushi, Kledi Dida, Gean Ramadani, Matias Mehmeti, Alessio Kopani dhe Samuel Prendi. Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë, që e gjeti shpejt rrugën e rrjetës në minutën e 12. Kledi Dida ishte...