Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Raporti për Ballkanin, REL: Shqipëria “shkëlqim”, Kosova keq me “luftërat e brendshme”
Progres raporti i Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit del në përfundimin se procesi i zgjerimit është duke u zhvilluar me ritmin më të shpejtë në 15 vjetët e fundit, dhe që prej fillimit të vitit 2024 janë zhvilluar 11 konferenca ndërqeveritare – prej tyre pesë vetëm me Shqipërinë. Në draftin e raportit, të cilin ka mundur ta shohë Radio Evropa e Lirë, vendi ynë përmendet për një përparim të madh në reforma, dhe në mënyrë të vecantë, lëvdohet shpejtësia e pashembullt në hapjen e negociatave në pesë grupe kapitujsh. “Kjo e reflekton përkushtimin e madh të Shqipërisë. Shqipëria ka vazhduar të shënojë përparim në reforma, veçanërisht në reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi dhe me përfundimin e procesit të vettigut”, thuhet në raport. Draft raporti nuk...