Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Bejko: Opozita në perceptimin e publikut është moralisht më e korruptuar!
Analisti Roland Bejko në emisionin “Zëri i Shqiptarëve”, në ABC News analizoi përgjigjen e sondazhit për pyetjen “Pavarësisht se kë doni që të fitojë, kush mendoni se fiton në pesë bashkitë më 9 nëntor?” 79.5 % iu përgjigjën se fitues janë kandidatët socialistë, ndërsa 20.5% e tyre kandidatët opozitarë. Sipas analistit Bejko kjo tregon sipas tij opozita në perceptimin e publikut është moralisht më e korruptuar. “Ajo që më çudit është fakti që sa më shumë qeveria ka skandale, aq më shumë zvogëlohet opozita, paradoksalisht. Pra opozita në perceptimin e publikut është më e korruptuar moralisht. Në këto kushte zgjidhet midis dy të këqijave…”, u shpreh ai.