17 vite burg për 16-vjeçarin/ Vrau 13-vjeçaren shqiptare

17 vite burg për 16-vjeçarin/ Vrau 13-vjeçaren shqiptare

Gjykata e të Miturve në Bolonja ka dhënë vendimin për autorin e ngjarjes tragjike që tronditi Italianë një vit më parë. Autori i vrasjes së 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila është dënuar me 17 vite burg, pas një procesi gjyqësor ku u provua se vajza nuk kishte humbur jetën aksidentalisht, por ishte shtyrë nga ballkoni. Tragjedia ndodhi më 25 tetor 2024, në një ndërtesë në qytetin e Bolonjës. Aurora Tila, vetëm 13 vjeçe, humbi jetën pasi ra nga ballkoni i katit të shtatë të banesës ku jetonte. Në fillim, u dyshua për një aksident, por hetimet e mëvonshme zbuluan se pas vdekjes së saj qëndronte një akt dhune. Autori, një djalë 16-vjeçar (atëherë vetëm 15), kishte pasur një lidhje me të miturën dhe ndodhej me të...