Kokaina e fshehur në tigan…dënohet shqiptari në Angli

Kokaina e fshehur në tigan…dënohet shqiptari në Angli

Ervis Doksani ANGLI-Një 22-vjeçar shqiptar në Brighton të Anglisë është dënuar për trafik droge të klasit A ​​pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit. Mediat e huaja raportojnë se Ervis Doksani u arrestua në Brighton, mbrëmjen e 2 tetorit.  Ai ishte vërejtur gjatë gjithë ditës duke zhvilluar takime të shkurtra me njerëz, gjë që i bëri oficerët të dyshonin se ai po merrej me drogë. Oficerët e kontrolluan atë dhe gjetën sasi të vogla kokaine në 12 qese me drogë brenda një kutie menteje dhe një kartoni cigaresh. Apartamenti ku kishte qëndruar Doksani në Dyke Road, Brighton, u kontrollua gjithashtu dhe u gjetën 200 gramë të tjerë kokainë, një pjesë e cila ishte vendosur në një tigan, së bashku me afërsisht 1,000 paund cash. Komandantja e...