E rëndë/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Tiranës

E rëndë/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ndeshjen mes Mladost dhe Radniçkit në kampionatin serb të futbolli. Mladen Zhizhoviç, trajneri i Radniçkit, ka pësuar kolaps në fushën e lojës dhe është ndarë nga jeta. Ngjarja ka ndodhur në minutën e 20-të të sfidës, kur 44-vjeçari Zhizhoviç u rrëzua para pankinës së tij. Atij iu dha ndihma mjekësore dhe u dërgua me ambulancë drejt spitalit. Gjyqtari më pas rifilloi ndeshjen, për ta ndalur para fundit të pjesës së parë, kur u mësua lajmi tragjik se ai nuk ia kishte dalë. Zhizhoviç është një emër i njohur edhe për futbollin shqiptar, pasi boshnjaku, gjatë karrierës së tij si futbollist, ka qenë pjesë e Tiranës në sezonin 2010-2011, duke luajtur 17 ndeshje e shënuar një gol për...