Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Plas sherri pas ndeshjes Flamurtari-Elbasani, tensione në Vlorë
                            Pas ndeshjes mes Flamurtarit dhe Elbasanit, atmosfera në stadiumin e Vlorës është ndezur pas një përplasjeje mes tifozërive respektive. Tifozeria e Elbasanit ka nisur të thyejë stolat e tribunës dhe t’i hedhë në drejtim të sektorit ku po dilnin tifozët vlonjatë, duke shkaktuar kaos dhe tensione në dalje të stadiumit. Përleshja mes dy grupeve ka zgjatur disa minuta, derisa ndërhyrja e forcave të rendit ka shmangur përshkallëzimin e situatës. Tensionet pas ndeshjeve kanë qenë të rralla kohët e fundit në Vlorë, por ky episod ka rikthyer shqetësimin për sigurinë në evenimentet sportive.