No Image Available

Spiropali viziton Thaçin në Hagë, ndan detaje nga biseda: I përcolla mbështetjen nga qeveria dhe populli shqiptar

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku ai po gjykohet së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Pas takimit, Spiropali deklaroi se e gjeti Thaçin në gjendje të mirë dhe të informuar për zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo theksoi se vizita kishte për qëllim përcjelljen e përshëndetjeve dhe mbështetjes së qeverisë shqiptare për të gjithë ish-krerët e UÇK-së. “Më vjen mirë që e gjeta presidentin Thaçi mirë, duke ndjekur zhvillimet në të dy vendet. I përcolla mbështetjen time, të Qeverisë Shqiptare dhe të popullit shqiptar”, u shpreh Spiropali. Ajo tha se mbështet një proces të drejtë dhe korrekt gjyqësor, duke nënvizuar se...