Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Gjykata Speciale të japë drejtësi! ”/ Spiropali takohet me Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare!
Ministrja për Punët e Jashtme dhe Europën, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj në Hagë, është takuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shprehet se i ka shprehur Hashim Thaçit mbështetjen e Ministrisë së Jashtme dhe të qeverisë shqiptare Hashim Thaçit. Po ashtu Spiropali deklaron se vendimi i Gjykatës Speciale, duhet të japë vendimin e drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së, pasi sipas saj, nuk mund të njolloset lufta e drejtë. “Në paraburgimin e Gjykatës Speciale këtu në Hagë, takova presidentin Hashim Thaçi dhe përmes i tij, i dërgova të falat e mia, por edhe të qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar, edhe tre luftëtarëve të tjerë, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit. Më vjen mirë që e gjeta presidentin Thaçi në një gjendje të mirë, i ndiqte zhvillimet...