Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Rama të martën në Bruksel për Forumin mbi Zgjerimin e BE-së
                            Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Brukselit për të marrë pjesë në forumin mbi zgjerimin e BE-së.  Komisioni Evropian do të mbledhë udhëheqës evropianë, përfaqësues të shteteve kandidate dhe ekspertë për të diskutuar të ardhmen e familjes evropiane.  Temë diskutimi do të jenë progres-raportet që publikohen në po të njëjtën ditë, së bashku me paketën e re të zgjerimit.  Forumi do të mbahet nën moton “Përmes zgjerimit të sigurojmë të ardhmen tonë” dhe do të kryesohet nga Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, dhe Kreu i Këshillit Evropian, Antonio Costa.  Eventi do të përfundojë me një fjalim nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Krahas kryeministrit shqiptar Edi Rama, një fjalim do të kenë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, si dhe kryeministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.