Aksident në Lushnje, drejtuesja e mjetit godet një tufë me bagëti

Aksident në Lushnje, drejtuesja e mjetit godet një tufë me bagëti

Një automjet tip Ford me targa AB 324 CI i drejtuar nga një 40 vjeçare duke udhëtuar në daljen jugore të Lushnjes ka goditur një tufë me bagëti. Si pasojë e goditjes disa bagëti të imëta kanë ngordhur ndërsa mjeti ka pësuar dëme materjale. Drejtuesja e mjetit nuk është lënduar dhe po kështu edhe bariu nuk ka qenë në rrugë në momentin e përplasjes. Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka dokumentuar rastin ndërsa ka disiplinuar trafikun e krijuar nga kjo situatë.