Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            E kishte fshehur kokainën në… tigan, dënohet shqiptari në jug të Anglisë
                            Një shqiptar në Brighton të Anglisë është dënuar për furnizim droge të klasit A pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit. Sipas NCA të cilës i referohet Top Channel, Ervis Doksani, 22 vjeç, pa vendbanim të caktuar, u arrestua nga oficerë të armatosur të agjencisë në Clarence Square, Brighton, mbrëmjen e 2 tetorit. Ai ishte vërejtur gjatë gjithë ditës duke zhvilluar takime të shkurtra me njerëz, gjë që i bëri oficerët të dyshonin se ai po merrej me drogë. Oficerët e kontrolluan atë dhe gjetën sasi të vogla kokaine në 12 qese me drogë brenda një kutie menteje dhe një kartoni cigaresh. Apartamenti ku kishte qëndruar Doksani në Dyke Road, Brighton, u kontrollua gjithashtu dhe u gjetën 200 gramë të tjerë kokainë, një pjesë...