Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Zyrtare/ Kushtetuesja merr vendimin, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
                            Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës. Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka mësuar se pro kërkesës së Erjon Veliaj kanë qenë 5 gjyqtarët: Marjana Semini, Ilir Toska, Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Fjona Papajorgji. Kundër kërkesës së Veliajt siç bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha, kanë qenë tre gjyqtarët kushtetues: Holta Zaçaj, Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi. VENDIMI I PLOTË: ...