Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Tragjike në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës, i bie krevati sipër
                            Një 59-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë teksa punonte në një hotel në zonën e Oias në Santorini. Sipas mediave greke, shqiptarja e paidentifikuar me emër ka qenë duke punuar në një hotel kur një shtrat i veçantë, i fiksuar në mur u shkëput dhe i ra në kokë. Si pasojë iu thye qafa. Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë vijuar arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.