Dinamo-Teuta, shumë zhurmë për asgjë… Elbasani bën “ligjin” në Vlorë dhe merr kreun e renditjes

Dinamo-Teuta, shumë zhurmë për asgjë… Elbasani bën “ligjin” në Vlorë dhe merr kreun e renditjes

Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës në Abissnet Superiore, të vlefshme për javën e 10-të. Në “Elbasan Arena”, u përplasën Dinamo dhe Teuta, dy ekipe me pretendime të mëdha për këtë sezon, por në fund u mjaftuan me nga një pikë, pas rezultatit 0-0. Pjesa e parë nuk pati shumë raste dhe u mbyll me porta të paprekura. Në minutën e 61-të, Bekim Maliqi merr kartonin e dytë të verdhë, këtë herë për simulim dhe e lë Dinamon me 10 lojtarë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Dinamo mban vendin e tretë me 18 pikë, Teuta vendin e pestë me 15 pikë. Në Vlorë, u përballën Flamurtari dhe Elbasani, ku në fund verdheblutë fituan 0-1. Ndeshja nisi me pesë minuta vonesë për shkak të tymit...