Balluku e pandehur nga SPAK/ Bardhi: Është hija e zezë e pushtetit të Edi Ramës

Balluku e pandehur nga SPAK/ Bardhi: Është hija e zezë e pushtetit të Edi Ramës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar edhe njëherë në lidhje me marrjen të pandehur nga SPAK, të Zëvendëskryeministres, Belinda Balluku për aferën e 50 milionë eurove te tuneli i Llogarasë. ‘Marrja e pandehur e Belinda Ballukut e ka përcaktuar fatin e saj politik. Me apo pa dorëheqje, me apo pa shkarkim, në varësi të negociatave të palëve mafioze në qeveri, Belinda Balluku nuk është një rast individual. Ajo është simboli i qeverisjes Rama - arrogante dhe e korruptuar’, shkruan Bardhi në Facebook. ‘Të gjithë e dinë se Belinda Balluku nuk ka ngrënë dardha dhe kumbulla pas shpinës së Ramës pa dijeninë e tij. Ajo u bë hija e pushtetit të Edi Ramës, sepse mori përsipër të firmosë çdo aferë korruptive të...