Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            I premtoi qytetares përshpejtim të procedurave në një institucion në këmbim të 20 mijë eurove, arrestohet ish-punonjësi i Gardës
                            Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e arrestit për një ish-punonjës të gardës, pasi akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër person në këmbim të shumës prej 20 mijë Euro, i kanë premtuar një shtetaseje (kallëzueses) se do ta ndihmonin në përshpejtimin e procedurave dhe veprimeve juridike në një institucion shtetëror “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas një hetimi të plotë me metoda speciale, sot në datë 03.11.2025 ka ekzekutuar masat e sigurisë me karakter shtrëngues ndaj një ish punonjësi të Gardës së Republikës dhe një shtetasi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar në nenet 245/1...