Gjykata Kushtetuese rikthen Erion Veliaj si kryetar bashkie në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen Erion Veliaj si kryetar bashkie në Tiranë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur me 5 vota pro dhe 3 kundër në favor të Erion Veliajt, pra nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë. Kushtetuesja shprehet me vendim se Erion Veliaj do të vijojë të mbetet kryebashkiak i Tiranës, pavarësisht se prej disa muajsh ai ndodhet në qeli. Vendimmarrja në trupen e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të qeverisë ”Rama 4” që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës. Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë. Mbetet për të parë se si do veprojë qeveria për drejtimin e bashkisë Tiranë. Burime të ndryshme kryeministrore thanë se do të qëndrojë Anuela Ristani,...