Barcelona gjen sulmuesin ideal në Bundesligë, kushton 65 milionë euro

Barcelona gjen sulmuesin ideal në Bundesligë, kushton 65 milionë euro

3 Nëntor 2025 17:47 Telesport Barcelona ka hedhur sytë nga Harry Kane, si kandidati ideal për të zëvendësuar Robert Lewandowski-n. Katalanasit duan të përfitojnë nga klauzola e veçantë e Harry Kane, e cila e lejon të largohet nga Bayern në fund të këtij sezoni për 65 milionë euro. Është Hansi Flick, ai që ka dhënë dritën jeshile për transferimin e mundshëm të Harry Kane. Trajneri gjerman e pëlqen shumë sulmuesin anglez, që duket se i përshtatet më së miri skemës së tij. Në anën tjetër, te Bayern Munich nuk kanë ndërmend të heqin dorë prej anglezit, duke parë statistikat e tij të mrekullueshme. Do të jetë vetë Harry Kane, i cili do të vendosë në fund të sezonit nëse do të vazhdojë ende me bavarezët,...