Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Plagosje me armë zjarri në Durrës, 33-vjeçari paraqitet me plagë në spital
Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal për ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.