“Shtëpia e barit”/ Gjykata e Shkodrës liron punonjësit e OSHEE-së, në burg vetëm kultivuesit

“Shtëpia e barit”/ Gjykata e Shkodrës liron punonjësit e OSHEE-së, në burg vetëm kultivuesit

Gjykata e Shkodrës ka liruar nga paraburgimi 4 punonjësit e OSHEE të Malësisë së Madhe, të cilët u arrestuan pak ditë më parë, të dyshuar si bashkëpunëtor në lidhjen e energjisë elektrike në 3 “shtëpi bari”. Katër punonjësit dyshoheshin për veprën penale “shpërdorim detyre”. Njëri prej drejtuesve të OSHEE në Malësinë e Madhe,Gëzim Hoxha është liruar me urdhër të prokurorisë vetëm pak orë pas arrestimit. Tre të tjerët, shtetasit Lodovik Vulaj, Xhuljano Çeraj dhe Adil Selmanaju liruan teksa dolën para Gjykatës së Shkallës së Parë për t’u njohur me masën e sigurisë. Pas seancës, gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për tre punonjësit e OSHEE duke bërë praktikisht edhe lirimin e tyre nga paraburgimi. Prokuroria e Shkodrës kërkoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” por gjykata vendosi t’i lërë...