Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Përdhunoi 29-vjeçaren, policia arreston të riun, në makinë i gjen kallashnikov dhe kokainë! Në pranga edhe 5 shokët e tij
Tiranë-Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare. I riu, i identifikuar si Armando Mirashi, sipas policisë ka kryer marrëdhënie kundrejt dëshirës me 29-veçaren në automjetin e tij, dhe më pas ka shkuar në një lokal ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike. Në pranga janë vënë edhe 5 shtetas të tjerë, klientë në lokal, për moskallëzim krimi. Ata janë: Armando Mirashi, Ersel Kumrija, Endrit Kumrija, Anesti Prroi, Siciljan Cakraj, Klevi Reka, Anxhelo Hodja Gjatë kontrollit në lokal u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 jelek antiplumb dhe 2 shkopa bejsbolli, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e 31-vjeçarit u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi kokaine. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Several”, goditen 2 raste të armëmbajtjes pa leje dhe 1 rast i përshtatjes së...