Ankimimi për shkarkimin, Kushtetuesja shpall sot vendimin për Erion Veliajn

Ankimimi për shkarkimin, Kushtetuesja shpall sot vendimin për Erion Veliajn

Gjykata Kushtetuese do të shpallë sot vendimin për ankimin e Erion Veliaj. Pas shqyrtimin të ankimit më datë 31 tetor, do të jetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj që në orën 17:00 do të shpallë vendimin në një konferencë për shtyp. Veliaj ka kërkuar në Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij si të papajtueshëm me Kushtetutën, si edhe shfuqizimin e dekretit të Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Njoftimi i Kushtetueses: Ju njoftoj se sot, ora 17:00, Kryetarja e Gjykatës znj. Holta Zaçaj do të ketë një komunikim me gazetarët në lidhje me vendimmarrjen e çështjes me kërkues Erion Veliaj me objekt “Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga...