Kushtetuesja shpall sot vendimin për Erion Veliajn

Kushtetuesja shpall sot vendimin për Erion Veliajn

Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë sot në orën 17:00 vendimin për ankimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra. Seanca për shqyrtimin e çështjes u zhvillua më 31 tetor, ndërsa sot, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, do të dalë në një konferencë për shtyp për të bërë publike vendimmarrjen. Veliaj ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të rrëzojë vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij, duke e konsideruar atë në kundërshtim me Kushtetutën. Njëkohësisht, ai kërkon edhe shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. “Ju njoftoj se sot, ora 17:00, Kryetarja e Gjykatës znj. Holta Zaçaj...