Next Verse 2025/ Shkodra,  vendtakim i poezisë dhe kulturës mbarëshqiptare

Next Verse 2025/ Shkodra, vendtakim i poezisë dhe kulturës mbarëshqiptare

Shkodra, qyteti i artit dhe kulturës, u bë për dy ditë me radhë qendra e fjalës poetike dhe e krijimtarisë letrare shqiptare, me zhvillimin e Festivalit Letrar Mbarëkombëtar “Next Verse – Ku Shkojnë Fjalët”. Kjo ngjarje kulturore u organizua nga Biblioteka Publike “Marin Barleti” në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, duke sjellë një program të pasur me lexime, diskutime dhe reflektime mbi letërsinë e sotme shqipe. Mbrëmja e 31 tetorit shënoi hapjen zyrtare të festivalit në hollin e katit të dytë të Teatrit “Migjeni”, ku organizatorët mirëpritën autorët pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Në fjalën përshëndetëse, drejtoresha e Bibliotekës Publike “Marin Barleti”, Ledia Dushi, theksoi rëndësinë e bashkimit të zërave letrarë...