Ligj i ri për minierat/ Lejet, garancitë dhe afatet ndryshojnë totalisht, ja çfarë parashikohet

Ligj i ri për minierat/ Lejet, garancitë dhe afatet ndryshojnë totalisht, ja çfarë parashikohet

Lejet e kërkim-zbulimit do të jepen me procedurë të hapur për të gjitha zonat për të cilat nuk ka informacion gjeologjik apo në ato zona për të cilat ka informacion gjeologjik, por ka interes për studim më të hollësishëm dhe besueshmëri më të lartë në lidhje me të dhënat për zonën”. Ky është një prej ndryshimeve të parashikuara në ligjin “Për sektorin minerar”, që sipas zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Besjan Kadiu ka si qëllim nxitjen dhe inkurajimin e veprimtarive të kërkim-zbulimit për shtimin e potencialit të rezervave minerare, veçanërisht atyre deficitare në rajon dhe në BE. Një tjetër ndryshim ka të bëjë me përcaktimin e një afati kohor për pezullimin e veprimtarisë, për shkak të problemeve të ndryshme që mund të hasin kompanitë minerare....