Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Përdhunoi 29-vjeçaren, policia arreston të riun në Tiranë, në makinë i gjen kallashnikov dhe kokainë
Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare. I riu, i identifikuar si Armando Mirashi, sipas policisë ka kryer marrëdhënie kundrejt dëshirës me 29-veçaren në automjetin e tij, dhe më pas ka shkuar në një lokal ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike. Vihen në pranga dhe 5 shtetas të tjerë, klientë në lokal, për moskallëzim krimi. Të arrestuarit e tjerë janë: Ersel Kumrija,Endrit Kumrija,Anesti Prroi, Siciljan Cakraj, Klevi Reka, dhe Anxhelo Hodja. Gjatë kontrollit në lokal u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 jelek antiplumb dhe 2 shkopa bejsbolli, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e 31-vjeçarit u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi kokaine. Njoftimi i policisë:...