Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
97 mln euro për pensionistët, ministri i Financave: Pensionistët do marrin nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë
Pensionistët edhe këtë fundvit do të marrin të njëjtin bonus si vitin e kaluar. Ministri I Financave Petrit Malaj në Komisionin e Ligjeve gjatë prezantimit të Aktit Normativ për rishikimin e tretë të buxhetit të shtetit tha se 97 milionë euro do të shpërndahen për rreth 750 mijë pensionistë sipas dy kategorive sërish. Ndërsa një përgjigje kishte edhe për pyetjen e deputetëve për rritjen e pensioneve. “Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka bonus mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë”, shprehet Petrit Malaj, ministër i Financave. Deri në fund të mandatit pensioni minimal do të jetë 200 euro, dhe ai mesatar 400 euro. Jemi duke punuar me ministrinë e...