No Image Available

AKSION në Farkë në ‘sitë’ vilat e ish-deputetit të PS! Koçiu, Proda dhe IMT të pranishëm: Askush s’është mbi ligjin”

pamje nga ngjarja TIRANË-Operacioni për lirimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje vijon. Java nis me një aksion në Farkë për bllokimin e disa objekteve të ndërtuara në shkelje të lejes. Forca të shumta të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policisë Bashkiake kanë ndërhyrë sot në një kantier ndërtimi në zonën e Farkës, ku po ngriheshin disa objekte 2-3 katëshe në shkelje flagrante të lejes së ndërtimit. Raportohet se bëhet fjalë për 7 vila në pronësi të Vladimir Kostës, ish-deputet i Partisë Socialiste. Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu e shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, Kryeinspektorja e IKMT-së Dallëndyshe Bici, Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Blendi Sulaj dhe përfaqësues të IMT-së dhe IKMT-së, u bënë bashkë në...