Jep dorëheqjen e parevokueshme nga Partia Demokratike, Adriana Kalaja

Jep dorëheqjen e parevokueshme nga Partia Demokratike, Adriana Kalaja

Ardiana Kalaja ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga Partia Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, Adriana Kalaja shprehet se ka marrë vendimin për shkak se do të shpallë kandidaturën për pozicionin e Avokatit të Popullit. “Mund t’ju them me bindje, që angazhimi dhe puna ime e vazhdueshme në gjithë aktivitetin profesional dhe atë shoqëror, deri më tani, janë orientuar gjithnjë drejt nevojës për respektimin dhe garantimin e shtetit ligjor të së drejtës, parimeve dhe të drejtave themelore kushtetuese, paqes e drejtësisë sociale, objektiva, të cilat më kanë shoqëruar në çdo veprimtari apo eksperiencë profesionale”, shkruan ajo. Adriana Kalaja shprehet se ditën e enjte, ka depozituar pranë Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dorëheqjen e parevokueshme si nga funksioni i Kryetares së Gjykatës, ashtu dhe...