Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rama, batuta me rektorin e Universitetit Bujqësor: Nuk ma merrte mendja që do të lavdëroja kaq shumë një demokrat
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, e zhvilluar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku ekspertë nga brenda dhe jashtë vendit ndajnë dijen për një bujqësi që respekton natyrën dhe fuqizon ekonominë rurale. Në fjalën e tij, Rama nuk i ka kursyer batutat me rektorin e Univeristetit Bujqësor teksa i tha “nuk ma merrte mendja që do të lavdëroja kaq shumë një demokrat”. “Është konferencë mjaft kuptimplotë sepse zhvillohet në një atmosferë transformimi të Universitetit Bujqësor. Dua të kthehem një çast për të prekur sa më shkurt disa pika të rëndësishme.Momenti retrospektiv është kur rektori i universitetit m’u drejtua me një sens urgjence dhe paniku, për shkak të rënies së numrit të studentëve dhe domosdoshmërisë për...