Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Defekt në tubacionin kryesor, këto zona në Tiranë do jenë pa ujë
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar se këtë të hënë do të ketë reduktim të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Sipas UKT-së, shkak për këtë është një defekt në tubacionin kryesor DN 200 mm në zonën e “Kodrës së Diellit”. “UKT njofton se, për shkak të një defekti në tubacionin kryesor DN 200 mm në zonën e “Kodrës së Diellit”, do të ketë reduktim të furnizimit me ujë të pijshëm në këto zona: Rruga “Rrapo Hekali”, Rruga “Bill Klinton”, Rruga “e Zallit”, Zona tek “Fondacioni Eleonora”, Zona e “Kodrës së Diellit” (jo rezidenca)”,- thuhet në njoftim. Institucioni njofton se ekipet e UKT ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit, teksa kërkon mirëkuptimin e banorëve të zonave të prekura deri...