Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Blerja e votave – 6 ditë para zgjedhjeve në disa bashki/ Rama prezanton bonusin e fundvitit për pensionistët
Qeveria e rilindjes ka miratuar shpërndarjen e bonusit të fundvitit për pensionistët, i cili do të jepet gjatë muajit dhjetor. Lajmin e bëri të ditur ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Ligjeve. Sipas ministrit, pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë bonus, ndërsa ata që kanë pension mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë. “Kemi alokuar në skemën e pensioneve rreth 7.6 miliardë lekë. Nga këto, 1.7 miliardë shtohen në llogarinë speciale të pensioneve dhe 5.9 miliardë lekë dedikohen për bonusin e fundvitit për rreth 750 mijë pensionistë”, deklaroi Malaj. Asnjëherë më parë bonusi për fundvitin nuk është deklaruar kaq herët. Ashtu siç u bleu votën me zgjedhjet e...