‘Nuk jam qurraveci i Bashkisë unë. Unë të marr me vete’/ Berisha zbulon bisedën e Ramës me Ballukun

‘Nuk jam qurraveci i Bashkisë unë. Unë të marr me vete’/ Berisha zbulon bisedën e Ramës me Ballukun

Ai tha se Balluku i ka thënë Ramës se; ‘nuk jam qurraveci i bashkisë unë’, duke ironizuar sipas Berishës, Veliajn. “E morët vesh çfarë kërcënimesh i kanë bërë Dritan Prenccit nga Edi Rama tek Troplini, por edhe familjarët e Rahmtelijes. Lexoni sot çfarë shkruan Edi Rama me dorën Batonit…Sot më duhet të them se aty të paktën pati një sinqeritet Batoni që tha se fajin e ka Edi Rama. A ka njeri më të verbër pas Edi Ramës, se Batoni, jo nuk ka. A do vijë Edi këtu (në SPAK)? Rahmetlia i tha: Edi, nuk jam qurraveci i Bashkisë unë. Unë të marr me vete, i tha. Dhe në fakt, shkrimi i Batonit tregon se ajo ka ndërmend ta marrë me vete.”, tha ai.