Serbët “ndezin” Beogradin, protestuesit përplasen me mbështetësit e Vuçiç

Serbët “ndezin” Beogradin, protestuesit përplasen me mbështetësit e Vuçiç

Dhunë dhe tensione janë raportuar përgjatë një proteste të mbajtur në Beograd në mbrëmjen e 2 nëntorit, pas një vale protestash që përfshiu të gjithë vendin. Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën në qendër të kryeqytetit në mbështetje të Dijana Hërkas, nënës së njërës prej 16 viktimave të shembjes së stacionit hekurudhor një vit më parë. Ajo ka nisur grevë urie, duke kërkuar përgjegjësi nga ata që ajo thotë se i kanë vrarë fëmijën. Sende të forta u hodhën dhe mjetet piroteknike shpërthyen kur protestuesit u përplasën me grupin tjetër të vendosur në qendër të Beogradit në mbështetje të qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiç. Tensoni vijoi për një kohë të gjatë, teksa forcat speciale të vendosura në terren ndërhynë për të shpërndarë turmat. Xhandarmëria serbe ishte...