Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
PS kërkon konsensus për Avokatin e Popullit, Balla kërkesë opozitës: Sillni emrat për Territorialen dhe Zgjedhoren
Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i grupit, Taulant Balla, ndau detaje nga takimi për mediat. Ai foli për procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke theksuar se PS nuk ka ende një emër të propozuar, ndërsa u bëri thirrje grupeve parlamentare të opozitës të angazhohen në komunikim institucional për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Balla: PS nuk e ka ende një emër për Avokatin e Popullit. Fokusi i mesazhit sot duhet të jetë për tre grupet parlamentare të opozitës. Prej nesër, pasnesër, kur të mblidhet komisioni përgjegjës për vlerësimin e kandidaturave, propozimi im është institucionalizimi i një komunikimi opozitë-mazhorancë në funksion të dhënies fund të kësaj situate të papranueshme që një instituconi kushtetues si Avokati i Popullit i ka...