Ishte shpallur në kërkim pasi ndihmoi emigrantë të hynin ilegalisht në Europë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Ishte shpallur në kërkim pasi ndihmoi emigrantë të hynin ilegalisht në Europë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Location”. Në vitin 2020, bashkëpunoi për transportimin e kundërligjshëm të 19 emigrantëve që synonin të shkonin në shtetet e BE-së, kapet 26-vjeçari. Ky shtetas është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për këtë veprimtari kriminale. Si rezultat i adminstrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin “Location”. Në kuadër të operacionit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, u kap në rrugën “Atë Thanasi”, shtetasi K. M., 26 vjeç. Gjykata e Apelit e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për...