Bayern Munich, superfuqi edhe jashtë fushës së blertë. Bilanc rekord prej 978 milionë eurosh

Bayern Munich, superfuqi edhe jashtë fushës së blertë. Bilanc rekord prej 978 milionë eurosh

3 Nëntor 2025 12:48 Alfred Lleshi Bayern Munich vazhdon të dëshmojë pse është një nga klubet më të qëndrueshme në botë, jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në aspektin financiar. Në asamblenë e përgjithshme, kampionët e Gjermanisë paraqitën një bilanc rekord për sezonin 2024/25, me të ardhura të konsoliduara prej 978.3 milionë eurosh, një rritje prej 2.8% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është rritja më e lartë në historinë e klubit bavarez. Fitimi operativ arriti në 187.8 milionë euro (+11,3%), ndërsa fitimi para tatimeve u regjistrua në 42.5 milionë dhe fitimi neto në 27.1 milionë euro, duke konfirmuar stabilitetin ekonomik të klubit bavarez. Kreu ekzekutiv Jan-Christian Dreesen u shpreh: “Bayerni mbetet i fortë ekonomikisht, konkurrues sportivisht dhe i bashkuar në shpirt. Pavarësisht...